Muzeu Louvre i ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuara Bankës së Francës, sipas radios franceze RTL, pasi një grabitje e guximshme gjatë ditës javën e kaluar nxori në pah dobësinë e sigurisë së muzeut të famshëm.
Transferimi i disa sendeve të çmuara nga galeria Apollo e muzeut, ku ndodhen xhevahiret e kurorës franceze, u krye të premten nën shoqërimin e policisë sekrete, tha RTL, duke cituar burime të paidentifikuara.
Banka e Francës, e cila ruan rezervat e arit të vendit në një kasafortë masive 27 metra nën tokë, është vetëm 500 metra larg Louvres, në bregun e djathtë të lumit Sena, raporton Reuters.
