Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ky shtet evropian përgatitet për luftë, nis grumbullimi i furnizimeve

GD
Gazeta Demos19 tetor 2025 në 18:13
Ky shtet evropian përgatitet për luftë, nis grumbullimi i furnizimeve

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, dhjetëra ndërtesa tashmë mbajnë shenja të mëdha jeshile që tregojnë vendndodhjen e strehimeve në rast sulmi. Simbolet me fjalën “Patvertne” – që do të thotë strehë – janë bërë pjesë e përditshmërisë në një qytet që po përgatitet seriozisht për çdo skenar lufte.

Frika nga agresioni rus po rritet në krahun lindor të NATO-s, pas incidenteve me dronë dhe shkeljeve ajrore në disa vende evropiane.Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Spruds, thotë se vendi i tij tashmë ka krijuar njëfarë qëndrueshmërie ndaj çdo kërcënimi nga Kremlini, transmeton euronews.al.

Në një konferencë ndërkombëtare në Riga, përfaqësues amerikanë paralajmëruan se lufta e ardhshme nuk do të nisë me tanke, por me sulme kibernetike që synojnë aeroportet dhe infrastrukturën kritike.

Edhe ish-kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, theksoi se çdo konflikt i ri me Rusinë do të zhvillohej në një mënyrë tërësisht ndryshe, me mbështetje të fortë ajrore dhe detare. Ndërkohë, qeveria letoneze po forcon mbrojtjen civile: po rindërton strehimet, po grumbullon furnizime emergjente dhe ka miratuar fonde shtesë prej 85 milionë eurosh.Pas pushtimit të Ukrainës, Letonia ka ngritur gardhe përgjatë kufirit me Rusinë dhe është shkëputur nga rrjeti i përbashkët energjetik.

Ish-nënkryetarja e bashkisë së Rigës, Linda Ozola, thotë se qyteti është gati të veprojë:“E dimë që kemi një fqinj të rrezikshëm, por këtë herë nuk do të na gjejë të papërgatitur”

letonilufte

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit
  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij