Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kush ishte ish-ambasadori gjerman që u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Kavajë

GD
Gazeta Demos12 korrik 2025 në 17:33
Kush ishte ish-ambasadori gjerman që u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Kavajë

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare diplomati dhe autori gjerman, Werner Daum. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, ndërsa mësohet se ai ka ndërruar në dhomën e një hoteli në Kavajë për shkaqe natyrale.

Werner Daum lindi në vitin 1943 dhe shërbeu për dekada në shërbimin diplomatik gjerman. Në vitin 1987, ai u ngarkua me misionin për të hapur ambasadën gjermane në Tiranë, një hap vendimtar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Emri i tij lidhet ngushtë me një moment historik në korrik të vitit 1990, kur ambasada gjermane, nën drejtimin e tij, hapi dyert për 3199 qytetarë shqiptarë që kërkonin të largoheshin nga vendi. Ata qëndruan në ambientet e ambasadës për disa ditë, deri në sigurimin e largimit të tyre drejt Perëndimit.

Pas shërbimit në Shqipëri, nga viti 1992 deri në 1995, Daum ishte kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut në përfaqësinë gjermane në Gjenevë, duke përfaqësuar Gjermaninë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së. Nga viti 1996 deri më 2000, ai shërbeu si ambasador në Sudan, gjatë një periudhe të tensionuar politike dhe humanitare.

Në vitin 2001, si bashkëpunëtor në Qendrën Weatherhead për Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, Daum botoi një artikull në “Harvard International Revieë” ku kritikonte ashpër sulmin ajror të SHBA-së mbi fabrikën farmaceutike Al-Shifa në Sudan, një ngjarje që ai e përjetoi drejtpërdrejt si ambasador. Ai vuri në dyshim pretendimet për lidhje të fabrikës me armët kimike dhe theksoi pasojat humanitare të sulmit, duke argumentuar për pasoja të rënda në shëndetin publik në Sudan.

Krahas karrierës diplomatike, Daum njihet edhe për kontributin e tij në fushën e historisë kulturore. Në vitin 1999, ai botoi një katalog gjithëpërfshirës mbi historinë e Jemenit për Muzeun e Etnografisë në Mynih. Ai është autor i disa veprave të tjera që trajtojnë trashëgiminë historike të Jemenit, Sudanit dhe Shqipërisë, me fokus të veçantë në historinë para-islamike të Gadishullit Arabik.

Werner Daum do të mbahet mend si një diplomat me integritet të lartë, studiues i pasionuar dhe mik i Shqipërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë
  • 15:21Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral
  • 10:16Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar
  • 10:13Trump pas dështimit të negociatave me Kanadanë: Duan përfitimet e një shteti pa qenë shtet