Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kush është “Gallo Pinto”, ish-spiuni i Chavezit që tradhtoi Maduron

GD
Gazeta Demos5 janar 2026 në 17:54
Kush është “Gallo Pinto”, ish-spiuni i Chavezit që tradhtoi Maduron

Akuzat për përfshirje të Nicolas Maduros në trafikun e drogës, të ngritura nga presidenti Donald Trump, janë parë me skepticizëm si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, përfshirë brenda Partisë Demokratike dhe një pjese të lëvizjes MAGA. Kritikët i kanë konsideruar ato si të ekzagjeruara ose si një justifikim për ndërhyrjen që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës.

Megjithatë, sipas revistës amerikane Newsweek, çështja penale ndaj Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të arrestuar gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane Delta Force, është më e fortë nga sa është menduar deri tani. Sipas publikimit, autoritetet amerikane mund të kenë siguruar një “superdëshmitar” kyç për procesin gjyqësor.

Bëhet fjalë për Hugo Armando Carvajal Barrios, ish-drejtor i inteligjencës ushtarake të Venezuelës, i cili më pas u distancua nga Maduro dhe u arratis në Spanjë. Ai u arrestua nga autoritetet spanjolle dhe u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për trafik ndërkombëtar droge.

Në qershor, Carvajal është deklaruar fajtor për vepra penale që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm, akuza të ngjashme me ato që rëndojnë aktualisht mbi Maduro-n. Prokuroria amerikane ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi, ndërsa shpallja e vendimit ndaj tij është shtyrë.

Sipas Newsweek, para se të jepet dënimi, gjykata në New York synon ta thërrasë Carvajal-in për të dëshmuar kundër ish-presidentit venezuelian, i cili pritet të paraqitet sot zyrtarisht para drejtësisë. Një praktikë e tillë është e zakonshme në proceset kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Në aktakuzat e bëra publike, emri i Carvajal-it përmendet si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë. Sipas ish-zëvendësprokurorit amerikan Elie Honig, shtyrja e dënimit pas një marrëveshjeje bashkëpunimi është “një sinjal i qartë” se i pandehuri po përgatitet të dëshmojë në një proces tjetër.

I njohur me nofkën “El Pollo”, Carvajal ka qenë një figurë kyçe e Kartelit “Los Soles”, grup i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim me nivelet e larta të ushtrisë venezueliane. Ai ishte një bashkëpunëtor i afërt i Hugo Chávezit dhe e ndihmoi në organizimin e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992.

Pas ardhjes së Chávez-it në pushtet në vitin 1998, Carvajal u bë një nga njerëzit më të besuar të tij dhe ruajti ndikimin edhe gjatë presidencës së Maduro-s. Në vitin 2019, për shkak të krizës së thellë ekonomike, ai u rreshtua me opozitën, u shkarkua dhe u largua drejt Spanjës.

Sipas burimeve amerikane, nuk përjashtohet mundësia që Carvajal t’u ketë dhënë autoriteteve amerikane informacione të rëndësishme mbi lëvizjet dhe zakonet e Maduro-s, duke ndihmuar CIA-n dhe forcat speciale Delta Force në lokalizimin dhe arrestimin e tij gjatë operacionit të zhvilluar të shtunën mbrëma.

SHBAVenezuela

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:36Tajlandë: Adoleshenti vret gjyshërit, 6 persona në shkollë dhe veten
  • 10:19Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen
  • 09:40Kroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës
  • 23:04Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi
  • 22:50Kokaina në Frakull të Shqipërisë, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vjet burg