Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, pushteti i Vuçiqit i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 21:18
Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, pushteti i Vuçiqit i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj

Avioni i Qeverisë së Serbisë, me trupin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, ka ateruar në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Trupi i kriminelit Mlladiq më pas është dërguar në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Sipas RTS-së, në avionin që e solli trupin e Mlladiqit nga Haga ndodheshin djali i tij, Darko Mlladiq, mbesa Anastasia, ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, si dhe dy ish-bashkëluftëtarë të Mlladiqit. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska vdiq më 27 gusht, derisa po mbahej në paraburgim nga Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm i shpallur fajtor si kriminel lufte.

Familja dhe avokatët e Mlladiqit kishin kërkuar disa herë që atij t’i lejohej trajtimi në Serbi, ndërsa autoritetet serbe kishin kërkuar edhe lirimin e tij të parakohshëm për arsye humanitare. Të gjitha këto kërkesa ishin refuzuar. Krimineli i luftës Mlladiq kishte pësuar disa goditje në tru para vdekjes.

Kufoma e Miladit u nxjerr nga 6 ushtarë serbë me arkivolin e mbuluar me flamurin serb.

Paralajmërimi për ceremoni shtetërore ka hasur ne kritika të ashpra për Beogradin zyrtar, sesi një shtet që aspiron Bashkimin Evropian mund ta nderojë një kriminel lufte.

mlladiqkufomakriminelit

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:43Vance thotë se ShBA-ja po e heton sulmin ajror për të cilin Irani thotë se goditi një dasmë
  • 19:00Varka me 127 migrantë gjendet pranë ishujve spanjollë, raportohen 83 viktima
  • 18:36Vuçiqi për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK: Jam i shqetësuar
  • 18:36Tronditëse në burgun e Austrisë: 17-vjeçari pranon se vrau bashkëvuajtësin me brisk rroje
  • 15:59Trupi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq merret nga Haga, pasdite arrin në Serbi