Qeveria e kryeministrit bullgar Rosen Zhelyazkov ka dhënë dorëheqjen pasi protestuesit dolën në rrugë në qytete anembanë vendit dhe mbushën qendrën e kryeqytetit Sofje të mërkurën në mbrëmje.
Lëvizja dramatike e Zhelyazkov erdhi përpara një vote mosbesimi në parlament dhe 20 ditë para se Bullgaria t’i bashkohet euros, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
