Vijojnë me intensitet kontrollet dhe operacionet e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën Durrës-Bari, shërbimet doganore konstatuan dhe sekuestruan një shumë prej 19,000 eurosh të padeklaruara, shkruan TopChannel .

Rasti është referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa kontrollet në terren vijojnë pa ndërprerje, me qëllim garantimin e zbatimit të plotë të legjislacionit doganor dhe luftën ndaj çdo tentative abuzive në kufi.