Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Konflikti Izrael-Iran, rritet çmimi i naftës

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 10:30
Konflikti Izrael-Iran, rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës në disa bursa ndërkombëtare shënuan rritje për më shumë se 6 për qind të premten, duke e arritur nivelin më të lartë në gati pesë muaj, pasi Izraeli kreu sulme ndaj Iranit, duke i përshkallëzuar në masë dramatike tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke i shtuar shqetësimet për pengesa ndaj dërgesave të karburanteve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” u rrit për 6,63 për qind dhe shkoi në 73,96 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 7,33 për qind dhe shkoi në 73,03 dollarë për fuçi.

Rritjet e çmimeve të premten ishin lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022 , pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë.

Izraeli tha se në sulmet ndaj Iranit ka vënë në shënjestër qendra bërthamore , fabrika të raketave balistike dhe komandantë ushtarakë në fillimin e atij që paralajmëroi se do të jetë operacion i gjatë për t’ia parandaluar Teheranit prodhimin e armëve bërthamore.

Disa tregtarë të naftës në Singapor thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi izraelit do të ndikojë në dërgesat e naftës në Lindjen e Mesme, pasi një gjë e tillë do të varet nga mënyra se si do të hakmerret Irani dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë apo jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:59NATO: Rusia synon të thyejë vullnetin e aleatëve për të mbështetur Ukrainën
  • 08:34SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi
  • 22:34Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
  • 21:43Tragjike në Fier: Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
  • 18:49Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022