Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Edi Rama tregon shifrën milionëshe

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 16:05
Koncerti i Kanye West në Tiranë, Edi Rama tregon shifrën milionëshe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin “Eagle Stadium”, ku pritet të mbahet koncerti i artistit ndërkombëtar Kanye West. I shoqëruar nga ministri Blendi Gonxhja, Rama ka hedhur poshtë pretendimet se janë dhënë dhjetarë e miliona euro për këtë koncert, ndërsa protestuesit i quajti sorra dhe korba bulevardi.

Kryeministri deklaroi se shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë financiarisht për të siguruar realizimin e koncertit, duke bërë të ditur se janë akorduar 4 milionë euro.

““Ky është një event i organizuar nga grupi privat, partner shqiptarë gjermanë, turq, që kanë marrë përsipër këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra e mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga Evropa, Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë sesa ata që blenë biletat që erdhën për finalen e Konferencë Ligës.

Ky event nëse do mbetej i pa realizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqytetit. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm, por edhe hap pas hapi. Këto janë evente, sepse bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që kërkojnë një shpenzim në fillim, por janë investime. Investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, të hidhen përpjeta ata që nuk duan,” u shpreh Rama

Edi Rama

Të ngjashme

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

19:08

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
  • 10:37Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
  • 10:03Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
  • 22:11Tragjedi në Itali: Furgoni përplaset me autobusin, vdesin 6 persona – lëndohen 27