Udhëheqësit e Kinës dhe Indisë thonë se tani ka një besim gjithnjë e më të thellë mes tyre pas viteve të tensionit që përfshin një mosmarrëveshje të gjatë kufitare.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe kryeministri indian, Narendra Modi u takuan në margjinat e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin portual të Tianjin. Është hera e parë e Modit në Kinë që shtatë vite, shkruan BBC.