Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Khamenei dhe familja e tij janë fshehur në një bunker në veri të Teheranit

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 08:23
Khamenei dhe familja e tij janë fshehur në një bunker në veri të Teheranit

Të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit duke përfshirë djalin e tij Mojtaba janë me të, citohet të kenë thënë burimet.

Sipas burimeve, gjatë operacioneve të mëparshme kundër Izraelit, në bunker u dërgua edhe familja e liderit suprem.

Në atë kohë pranë tij ishte Mojtaba, por me të nuk ishin dy djemtë e tij, Masudi dhe Mostafa.

Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, “Operacioni Premtimi i Vërtetë 1”, u zhvillua më 13 prill 2024 dhe përfshiu mbi 300 raketa dhe drone që synonin instalimet ushtarake.

Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e dy gjeneralëve iranianë në Damask.

Ndërsa “Operacioni Premtimi i Vërtetë 2” pasoi më 1 tetor 2024, me rreth 200 raketa të drejtuara ndaj objekteve ushtarake izraelite në përgjigje të vrasjes së liderëve militantë të lidhur me Iranin, duke përfshirë ish-shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ndërkohë të dielën, Izraeli sulmoi për herë të parë qytetin Mashhad, që ndodhet 2300 kilometra larg shtetit hebre.

Një burim diplomatik në Lindjen e Mesme i tha Iran International se sulmi ajror izraelit në Mashhad ishte një paralajmërim për Udhëheqësin Suprem të Iranit se ai nuk është i sigurt askund në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:16Kush është Nidal Hasan, ish-majori i ushtrisë ekzekutimi i të cilit pritet të transmetohet “live”?
  • 21:05Sërish sulm me thikë në një shkollë polake
  • 15:19Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë telashe në rrugët e Vlorës
  • 12:27Të shtëna në Pensilvani, nëntë të vdekur, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë