Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e pesë kinezëve

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 14:49
Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e pesë kinezëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit për kontrabandimin e pesë personave me shtetësi kineze.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se me 21 tetor rreth orës 20:20, në fshatin Seqishtë, komuna Hani i Elezit, saktësisht tek vendi i quajtur Parku memorial “Bllaca 99”, i mituri me qëllim të kontrabandimit me emigrantë, ka organizuar kalimin e jashtëligjshëm të emigrantëve me shtetësi kineze, duke kaluar vijën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut, në atë mënyrë që, i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Republikës së Serbisë, dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20 euro.

Tutje, bëhet e ditur se më pas i merr personat në fjalë nga shteti i Serbisë hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon në drejtim të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, saktësisht tek vija kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, ku aty nga njësiti patrullues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur të ndalojnë që të gjithë dhe t’i shoqërojnë në stacionin policor kufitar rajoni Lindje-Kaçanik, ku i mituri edhe është arrestuar, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

I mituri që nga data 21 tetor, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 24-orësh për veprën penale të lartcekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:13Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Muskut t'i heqin kufizimet e Starlinkut
  • 20:12Praga vlon nga protestat: Deri në 450 mijë qytetarë kundër qeverisë, frikë për kontrollin politik të mediave
  • 19:13Trump fajëson administratën e Biden për ndërprerjen e fluturimeve: Çdo gjë që prekën, u përkeqësua
  • 14:06Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
  • 12:42Bahreini thotë se zmbrapsi sulmet iraniane, Teherani pretendon se goditi bazën amerikane