Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Katër gra e dy burra të vrarë dhe 15 të plagosur: Çfarë dihet deri tani për sulmin në Krakov të Polonisë

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 20:06
Katër gra e dy burra të vrarë dhe 15 të plagosur: Çfarë dihet deri tani për sulmin në Krakov të Polonisë

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në qytetin jugor të Krakovit, ka bërë të ditur administrata rajonale.

Ndërsa detajet e këtij sulmi me armë zjarri, vazhdojnë të dalin në dritë, raporton BBC

Ja çfarë dihet deri më tani:

Çfarë dihet

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë – katër gra dhe dy burra, bëri të ditur policia.

Të paktën 15 persona të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Të shtënat ndodhën rreth orës 15:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT), kur një burrë hyri me veturë në Sheshin Kryesor të qytetit dhe nisi të qëllonte “në mënyrë të rastësishme” nga automjeti i tij, bëri të ditur policia lokale.

Deri më tani ka vetëm një të dyshuar, i cili ndodhet në paraburgim policor, njoftoi Ministria e Brendshme e Polonisë.

I dyshuari është shtetas polak, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Policia ka raportuar se ai ishte i veshur me “veshje të stilit ushtarak” dhe kishte përdorur “armë ushtarake”, ndërsa armë të tjera janë gjetur edhe në automjetin e tij.

Në mesin e të plagosurve nga sulmi janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ndodhet në “gjendje shumë kritike”.

Çfarë nuk dihet

Motivi që qëndron prapa sulmit.

Detaje të tjera rreth identitetit të të dyshuarit, përfshirë emrin, moshën dhe vendbanimin e tij.

Identitetet e personave të vrarë dhe të atyre që mbetën të plagosur.

Gjendja shëndetësore e personave të plagosur.

vrarëplagosurdihet

Të ngjashme

Sulm në Poloni, raportohet për të vdekur e të plagosur

Sulm në Poloni, raportohet për të vdekur e të plagosur

17:22

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:51Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij
  • 20:45Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin
  • 20:44“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë
  • 20:13Erdogan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, çka u diskutua?
  • 18:25Tiranë: Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve