Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 09.06.2026 do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie dhe organizimi të trafikut, me rastin e kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës ka angazhuar njësitë përkatëse policore dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative të nevojshme për të siguruar eskortën dhe për të garantuar rrjedhë të sigurt dhe të lirë të komunikacionit përgjatë rrugëve ku do të lëvizë delegacioni.
Për shkak të lëvizjes së eskortës, më 09.06.2026 do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe afatshkurtra të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore nga pika e kalimit kufitar Vërmicë deri në Han të Elezit.
