Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë…

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 21:09
“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë…

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili ka shërbyer në këtë post gjatë viteve 2002-2007, ka folur mbi situatën e korrupsionit në vend dhe sjelljen e zyrtarëve ndaj akuzave.Moisiu tha se, ndonëse ka qenë President i Republikës, vijon të jetojë në të njëjtën shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë.

Ai vuri në dukje kontrastin e madh me zyrtarët e sotëm, përfshirë deputetët, të cilët sipas tij zotërojnë disa prona, shpesh të padeklaruara.“E kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe, por nuk është bashkëkohore. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara – dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë,” – tha Moisiu.

Ai kritikoi faktin që zyrtarët nuk japin llogari dhe i mohojnë akuzat duke i quajtur shpifje:“Unë e vras mendjen të gjej mundësinë si të rregullohem. Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla.”

Në këtë kontekst, Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të mos punojë me hamendje, por mbi bazën e dokumenteve konkrete.Tutje përmendi rastin e pallateve “Partizani” si një shembull që kërkon verifikim serioz dhe gjurmim të dokumentacionit në arkiva, qoftë edhe jashtë vendit.

“Po të nxjerrësh faktet, s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën”, u shpreh Moisiu në A2CNN.

Para

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:34SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi
  • 22:34Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
  • 21:43Tragjike në Fier: Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
  • 18:49Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
  • 18:23Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas