Evis Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë.
Burime nga mbledhje e qeverisë bëjnë të ditur se ministrja ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama, raporton News24.
Dorëheqja e saj vjen rreth një vit pas marrjes së detyrës, më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë “Rama 4” duke marrë stafetën nga Albana Koçiu.
