Të martën, Italia miratoi një sërë masash sigurie, të cilat përfshijnë një vepër të re penale për pjesëmarrje të dhunshme në demonstrata, dënime më të ashpra për pjesëmarrësit në trazira, si dhe përgjegjësi financiare për prindërit, fëmijët e të cilëve përfshihen në akte vandalizmi dhe plaçkitjeje.
Ky vendim vjen pas trazirave që përfshinë qytetet e Italisë gjatë fundjavës, përfshirë Milanon, ku grupe të rinjsh shkaktuan kaos, duke thyer dritare, duke plaçkitur dyqane dhe duke sulmuar policinë, raporton Reuters
"Nuk ka asgjë revolucionare te vandalizmi dhe vjedhja. Vandalizmi dhe vjedhja nuk janë protestë; ato janë kriminalitet", deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale.
