Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ishte “blerë” me kanabis, policia sekuestron Ferrarin 600 mijë euro në Tiranë

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 20:36
Ishte “blerë” me kanabis, policia sekuestron Ferrarin 600 mijë euro në Tiranë

Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet luksoz Ferrari, pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Turqi.

Mjeti me vlerë të konsiderueshmë 600 mijë euro u ndalua nga policia në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë dhe u sekuestrua.

Sipas policisë në drejtim të makinës ishte 33-vjeçari Eri Vraja, nga fshati Dritas i Fushë-Krujës.

Vraja rezulton se ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se 33-vjeçari Vraja ia kishte lënë në pronësi makinën 36-vjeçarit me iniciale S.Ll. për të humbur gjurmët.

Ndërkohë që Ferrari ishte sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari me iniciale A.L.

Të dy këta persona, të njohur të 33-vjeçari Eri Vraja, janë gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë, së bashku me 33-vjeçarin, posedues i automjetit.

Sipas policisë 33-vjeçari nga Fushë-Kruja rezulton të jetë arrestuar në vitin 2016 në Turqi me 20 kg kanabis sativa në makinën e tij “Passat”, bashkë me 3 shqiptarë të tjerë, shkruan A2 CNN.

Në atë kohë, mediat shkruanin se ishte arrestuar me 3 persona të tjerë.

Më tej Policia e Tiranës njofton vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 33-vjeçarit ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Policia

Të ngjashme

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

13:27
“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

12:57
Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

12:39
Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

11:46

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:27U hodh në ujë për t’u freskuar nga vapa, por 14-vjeçari humbi jetën tragjikisht
  • 16:39Çfarë kanë thënë Trumpi dhe Irani për bisedimet, pasi u anuluan sulmet e planifikuara
  • 08:35Zjarret në Washington detyrojnë 65 mijë persona të evakuohen
  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni