Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy la shtëpinë e tij në Paris dhe u nis drejt burgut, duke ecur dorë për dore me gruan e tij Carla Bruni dhe një turmë njerëzisht të mbledhur brohoritën “Nicolas, Nicolas”.
Sarkozy hipi në një makinë drejt burguy La Santé të kryeqytetit francez, ku do të fillojë dënimin pesëvjeçar, një rënie tronditëse për një burrë që ishte president i Francës midis viteve 2007 dhe 2012.
Një gjykatë në Francë vendosi ta burgosë ish-udhëheqësin konservator pasi e gjeti fajtor për komplot për të siguruar fonde për fushatën elektorale nga Libia, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
Sarkozy do të bëhet ish-udhëheqësi i parë francez që burgoset që kur bashkëpunëtori nazist Marshal Philippe Petain u dënua pas Luftës së Dytë Botërore.
Të martën, ai shkroi në një mesazh të gjatë në X: “Dua t’u them (popullit francez), me forcën e patundur që është imja, se nuk është një ish-president i Republikës që po burgoset këtë mëngjes – është një njeri i pafajshëm”.
