Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Irani refuzon propozimin amerikan për armëpushim, kërkon zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 08:26
Irani refuzon propozimin amerikan për armëpushim, kërkon zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka refuzuar të enjten një propozim të Shteteve të Bashkuara për armëpushim, i cili i ishte përcjellë Teheranit nga kryeministri irakian, raportoi “The New York Times”, duke iu referuar zyrtarëve iranianë dhe irakianë.

Detajet e plota të propozimit nuk janë bërë të ditura, por zyrtarët iranianë kanë deklaruar se Teherani nuk është i interesuar për një marrëveshje të përkohshme, e cila do ta linte të pazgjidhur çështjen e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit.

Refuzimi vjen pas gati dy javësh përplasjesh ushtarake ndërmjet SHBA-së dhe Iranit. Forcat iraniane kanë vazhduar sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe ndaj objektivave amerikane në Lindjen e Mesme, pavarësisht rivendosjes së bllokadës detare nga Uashingtoni.

Në anën tjetër, ushtria amerikane ka bombarduar baza ushtarake dhe objekte infrastrukturore në disa pjesë të Iranit.

Kryeministri irakian, Ali al-Zaidi, vizitoi Teheranin të enjten, pasi më herët gjatë javës ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Para vizitës, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se kryeministri irakian mund t’i përcillte Teheranit mesazhe dhe qëndrime nga presidenti amerikan, por theksoi se Irani nuk po kërkon ndërmjetësim të mëtejshëm.

“Pengesa kryesore është qasja irracionale, e tepruar dhe hegjemonike e SHBA-së”, tha Araghchi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 16:44CNN: Të paktën 213 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi