Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 12:55
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të martë.

Në kuadër të operacionit të koduar “ Operacionalja 88 ”, në pranga ka rënë shtetasi Bledar Mansaku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024 e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “ trafikim i lëndëve narkotike ”.

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88 ”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, shkruan Euronews.al.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:34SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të Iranit
  • 19:31Trump telefonon Putinin, zbardhen temat e diskutimit
  • 18:56Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore
  • 18:41Argjentina do të ngrejë padi penale kundër një kompanie nafte që operon në Falklands
  • 12:23Situata me zjarret në Shqipëri, 11 vatra aktive, mbi 1000 forca në terren për shuarjen e flakëve