Tani, optimizmi i Trumpit duket se është zhdukur. Presidenti tërhoqi negociatorët e tij nga bisedimet për armëpushim këtë javë pasi ShBA e konsideroi Hamasin “jo të koordinuar” dhe “që s’vepron me mirëbesim”. Steve Witkoff, i dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, tha se po shqyrtonte “mundësi alternative” për të nxjerrë pengjet.
Dhe Trump, në vend që të kërkonte një kthim të menjëhershëm në tryezën e negociatave, sinjalizoi të premten se ishte koha që Izraeli të përshkallëzonte fushatën e tij ushtarake, edhe pse imazhet e fëmijëve të uritur në Gaza çojnë në zemërim global në rritje.
“Mendoj se ata duan të vdesin, dhe kjo është shumë, shumë keq”, tha Trump për Hamasin përpara se të nisej për një udhëtim fundjave në Skoci. “Duhet të arrijë në një pikë ku do të duhet ta përfundosh punën.”