Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“I doli para dhe e qëlloi”- çfarë dihet nga vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë

GD
Gazeta Demos27 shtator 2025 në 14:39
“I doli para dhe e qëlloi”- çfarë dihet nga vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë

Një shtetas italian është gjetur i vrarë mëngjesin e së shtunës në fshatin Salari të Tepelenës. Viktima është Edoardo Sarchi, 44 vjeç, me origjinë nga Varese, administrator i fabrikës së tullave “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë, ku banonte prej 20 vitesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan, mes Nivicës dhe Salarisë, pak pas mesnatës. Sipas burimeve, Sarchi kishte shkuar për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij, Eqrem Braçe, dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Ata kanë udhëtuar drejt vendngjarjes me dy automjete, një Land Rover dhe një Volkswagen, të cilat u gjetën nga policia në vendin e ngjarjes.

Sipas deklarimeve të Eqrem Braçes, një person i panjohur iu ka dalë përpara automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Braçe ka tentuar të japë ndihmën e parë viktimës dhe më pas ka njoftuar policinë. Autori dyshohet se është larguar në errësirë dhe nuk është identifikuar ende.

Gazment Braçe, djali i ortakut, është shpallur në kërkim, pasi ndodhej në vendngjarje, por u largua para mbërritjes së policisë. Përveç tyre, një person tjetër është shoqëruar nga policia, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Në terren janë angazhuar forcat e Policisë së Fierit dhe Vlorës, të cilat po kryejnë kontrolle të zgjeruara në zonë dhe në disa mjedise të dyshuara, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e autorit.

Deri më tani nuk dihet se me çfarë arme është qëlluar, dhe do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse ka qëne qëlluar me armë gjahu apo lloj tjetër. Prej qershorit 2023, 44-vjeçari administronte fabrikën e tullave dhe tjegullave në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’. Para emërimit të tij, banorë të zonës kanë protestuar disa herë për ndotjen që shkaktonte fabrika e tullave./Euronews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:35“Më ngacmoi të dashurën”, zbardhet dëshmia e autorit që vrau me armë shokun e fëmijërisë në Korçë
  • 09:00S’ka viktima nga zjarri në malin e Krujës, Rama: U dogj vetëm një magazinë
  • 08:15Flakët në Malin e Krujës, mbi 200 forca në luftën me zjarrin
  • 08:13Emergjenca nga zjarri në Krujë, nis evakuimi i banorëve
  • 22:41Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë