I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steven Witkoff, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Moskë.
Zyrtari i lartë amerikan është pritur në aeroportin e Vnukovos nga përfaqësuesi special i presidentit rus, Kirill Dmitriev.
Witkoff pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit rusë vetëm disa ditë përpara se të skadojë ultimatumi i vendosur nga Trump ndaj Moskës, për të ndalur ofensivën në Ukrainë. Pas takimeve, ai do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë.