Turisti ndërsa ishte duke eksploruar masivet pyjore në Përmet ka humbur orientimin. Pas sinjalizimit në lëvizje janë vendosur strukturat lokale dhe emergjencës, raporton Euronews.al .

Kërkimet për gjetjen e tij janë zhvilluar në një zonë malore, me pyje të dendur dhe reliev të thepisur. Pas gati 10 orë kërkimesh është bërë e mundur lokalizimi i turistit në afërsi të fshatit Draçove. Kanë qenë specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të cilët kanë gjetur turistin amerikan që është në gjendje të mirë shëndetësore.