Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: Shërbimet vijojnë normalisht

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 14:22
Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: Shërbimet vijojnë normalisht

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo i pyetur nga mediat pas mbledhjes së qeverisë për sulmin e ri të hakerave iranianë mbi sistemin e Postës Shqiptare, u shpreh se shërbimi vijon normalisht.

Ai theksoi se aktualisht AKSHI dhe ekspertë të Postës Shqiptare po zhvillojnë një analizë të detajuar mbi atë çfarë ka ndodhur, ndërsa theksoi se nuk ka të dhëna për informacione të inkriptuara që mund të jenë të paaksesueshme përpjesën operacionale të vetë institucionit, shkruan rtsh.al.

“Momentin që flasim po zhvillohet një analizë e detajuar nga Autoriteti Kombëtar i Kibernetikës, AKSHI, nga ekspertë të Postës. Të gjitha shërbimet e postës vazhdojnë normalisht. S’ka të dhëna që deri tani që ka informacione të inkriptuara që janë të paaksesueshme për pjesën operacionale të vetë postës. Duhet të presim raportin përfundimtar të ekspertëve për atë që ka ndodhur brenda postës. Vetë AKSHI tashmë ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare”, deklaroi Demo.

Kujtojmë se dy javë më parë institucioni më i lartë ligjvënës në vend ra pre e një sulmi të sofistikuar kibernetik. Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht se sistemet e tij të teknologjisë së informacionit u goditën nga një akses i paautorizuar, i cili kishte si synim kryesor fshirjen e të dhënave dhe paralizimin e llogarive të punonjësve të administratës.

Ervin Demo

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:04‘‘Bisedë intensive’’- Kryediplomati gjerman takim befasues me Lavrov në Nju Jork, Politico sjell detaje
  • 20:38Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB
  • 19:09Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin
  • 17:10Për çka dëshiron t’i paguajë ushtarët amerikanë Polonia?
  • 15:33Gjashtë të vdekur pas shpërthimit që shkatërroi një ndërtesë në Athinë