Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Gjashtë të vrarë pasi SHBA-ja sulmon një anije në Karaibe

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 22:25
Gjashtë të vrarë pasi SHBA-ja sulmon një anije në Karaibe

Në sulmin e kryer gjatë natës ndaj një anijeje që dyshohet se po operohej nga një bandë venezuelase e trafikimit të drogës janë vrarë gjashtë persona në Detin e Karaibeve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, më 24 tetor.

Veprimi i fundit ushtarak e çon në të paktën 10 numrin total të sulmeve amerikane ndaj të dyshuarve për trafik droge në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke lënë të paktën 43 persona të vrarë, sipas një përllogaritjeje që ka bërë AFP-ja, bazuar në të dhënat amerikane.

Hegseth njoftoi për sulmin përmes një postimi në X, duke shfaqur një anije që shkatërrohet nga një shpërthim.

“Gjashtë narkoterroristë ndodheshin në bord gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare dhe ishte sulmi i parë i kryer natën”, shkroi Hegseth.

“Nëse jeni narkoterroristë dhe kontrabandoni drogë në hemisferët tonë, do të trajtoheni si Al-Kaida”, shtoi ai.

Uashingtoni nisi një fushatë ushtarake kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në fillim të shtatorit, duke dislokuar forca përfshirë avionë dhe anije të Marinës amerikane drejt rajonit.

Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i kësaj fushate, me Venezuelën që akuzon Shtetet e Bashkuara se po synon të rrëzojë nga pushteti presidentin Nicolas Maduro, i cili më herët gjatë javës deklaroi se shteti i tij ka 5 mijë raketa tokë-ajër për t’u përballur me forcat amerikane./REL

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:44NYT: Rusia kërkon largimin e trupave nga Polonia dhe vendet baltike, propozon tërheqjen e NATO’s në pozicionet e para vitit 1997
  • 17:06Shumica e evropianëve pro krijimit të një ushtrie të BE-së
  • 16:39ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash
  • 08:52Iu përkeqësua gjendja në QKMF-në e Klinës, vdes gruaja që u dërgua në Pejë - Policia nis hetimet
  • 08:13Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje