Gaza po digjet! Me këto fjalë Izraeli përshkruan operacionin e paralajmëruar tokësor për pushtimin e qytetit të Gazës, i cili nisi këtë të martë. Me mijëra familje palestineze po përpiqen të largohen mes atyre qe I cilësojnë “bombardime të çmendura’, më intensivet me të cilat janë përballur deri më tani.
Al Xhazira raporton se të paktën 90 persona janë vrarë në sulme. Forcat e mbrojtjes izraelite thanë se trupat tokësore po zhvendosen më në thellësi të enklavës, dhe se numri i ushtarëve do të rritet gjatë ditëve në vazhdim për tu përballur me 3 mijë luftëtarët e Hamasit që beson se gjenden ende në qytet. Godina shumëkatëshe raportohet të jenë shkatërruar.
