Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 20:24
Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Partia e djathtë AfD ka fituar qartë zgjedhjet për parlamentin rnë Saksoni-Anhalt. Sipas rezultateve të para, AfD ka fituar 44,5 përqind. CDU me rënie dramatike.

Partia Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit të ARD-së nga instituti infratest dimap, AfD ka fituar 44,5 përqind të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind.

AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021. Në parlamentin e landit, do të futen edhe partitë Die Linke me 9,5% (-1,5), të Gjelbrit: 9,0% (+3,1), SPD: 8,0% (-0,4) dhe sipas të gjitha gjasave BSW: 5,0%.

Partitë e tjera nuk kanë arritur të futen në parlament. Por këto janë parashikimet pas zgjedhjeve, ndaj mund të ketë edhe ndryshime eventuale.

AfD feston

Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfDdo të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren.

Objektivi i AfD-së mbetet të qeverisë e vetme. Për këtë asaj i duhet shumica absolute e vendeve në parlament. Në këtë moment akoma nuk dihet si do të jetë rezultati përfundimtar.

Një koalicion me partitë e tjera nuk konsiderohet i mundur, pasi të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament kanë përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në. Edhe vetë AfD refuzon bashkëpunimin me to.

Interesimi i madh

Këto zgjedhje u ndoqën me vëmendje të madhe në Gjermanidhe jashtë saj. Për ndjekjen e zgjedhjeve ishin akredituar qindra gazetarë, prej tyre dhjetëra nga vende të jashtme, sepse kjo është hera e parë që fiton një parti e klasifikuar që nga viti 2023 nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si “organizatë me karakter të sigurt ekstremist të djathtë”.

Kreu i AfD-së në këtë land Ulrich Siegmund, tha se kjo është një fitore e madhe. Ndërsa kryetarja e AfD Alice Weidel e quajti fitore historike. Tani mbetet të shihet nëse këto rezultate do të mjaftojnë për qeverisje. Siegmund dhe Weidel nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit me CDU, por kjo e fundit ka refuzuar çdo bashkëpunim. /DW

saksoni-anhaltfituarzgjedhjet

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:07Përfundojnë takimet me Putinin dhe Zelenskyn, Witkoff dhe Kushner kërkojnë rikthimin e bisedimeve trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë
  • 18:30Pas dronit në aeroport, Gjermania me strategji të re kundër sabotimeve
  • 15:21Gjermani: Fëmija bie nga një veturë në lëvizje, përplaset më pas nga autoambulanca
  • 14:10Netanyahu e quan Katarin “shtet armiqësor”, ndërsa Doha përplaset me Iranin
  • 13:42Emisarët amerikanë mbërrijnë në Kiev, priten nga Zelensky