Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Erion Veliaj përballë vendimit të ri, Gjykata e Lartë rishqyrton masën e sigurisë

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 11:52
Erion Veliaj përballë vendimit të ri, Gjykata e Lartë rishqyrton masën e sigurisë

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka caktuar më 15 shtator seancën për rishqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rishqyrtimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar që të arsyetohet më qartë nëse ekzistojnë alternativa të tjera ndaj masës së arrestit në burg.

Veliaj, i cili aktualisht mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg”, ka kërkuar ndryshimin e masës dhe lirimin e tij gjatë procesit gjyqësor.

Ndërkohë, ndaj tij dhe disa personave të tjerë, përfshirë Ajola Xoxën, vijon procesi gjyqësor në themel.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt akuza për korrupsion pasiv në disa episode, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe vepra të tjera penale.

Seanca e 15 shtatorit do të përcaktojë nëse masa aktuale e sigurisë ndaj tij do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:10Vendos Gjykata e Lartë në Tiranë: Erion Veliaj mbetet në burg
  • 23:35Vuçiq njofton dorëheqjen: Largohem më 27 shtator
  • 22:59Rigjallërimi i Gazës: Shtëpitë rindërtohen nga druri e balta