Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Erdogan paralajmëron Izraelin: Po rrezikon ekzistencën…

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 19:09
Erdogan paralajmëron Izraelin: Po rrezikon ekzistencën…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka lëshuar deklarata të forta kundër Izraelit, duke e akuzuar këtë të fundit për agresion të vazhdueshëm në rajon dhe për moskuptim të pasojave afatgjata të veprimeve të tij, shkruan A2 CNN.

Në një fjalim të fundit, ai theksoi se mbështetja pa kufij që Izraeli merr nga Perëndimi po e nxit atë të veprojë pa ndjeshmëri ndaj realitetit gjeopolitik dhe historik të rajonit.

“Izraeli, që sulmon Iranin me mbështetjen e pakufishme të Perëndimit, shkatërron Gazën dhe ushtron presion ndaj çdo vendi në rajon, nuk është në dijeni të pasojave të veprimeve të veta”, deklaroi Erdogan. Ai paralajmëroi se Izraeli mund të kuptojë gabimin e tij vetëm kur të jetë shumë vonë, duke nënvizuar se asnjë shtet në këtë gjeografi të lashtë nuk është i izoluar nga të tjerët, për shkak të lidhjeve të thella historike dhe kulturore.

Presidenti turk shtoi se çdo sulm ndaj Palestinës apo Iranit nuk është një çështje që prek vetëm popullsinë lokale, por ka ndikim të gjerë në të gjithë rajonin dhe shkakton pasoja afatmesme dhe afatgjata për të gjitha shoqëritë. “Sulmet ndaj popullit palestinez dhe territoreve të tij nuk janë thjesht çështje të disa milionë njerëzve atje. Po ashtu, sulmi ndaj tokave iraniane nuk është vetëm një çështje që prek shtetin iranian”.

Në vijim të fjalës së tij, Erdogan paralajmëroi se çdo hap i ndërmarrë në rajon pa vlerësuar realitetet historike dhe sociale, sjell katastrofa të reja. Ai kujtoi se “këto katastrofa zakonisht përfundojnë me zhdukjen e shtypësve”.

“Izraeli po rrezikon ekzistencën e tij dhe të ardhmen e shoqërisë së vet me çdo akt shtypës që kryen, me çdo gjak që derdh dhe me çdo krim kundër njerëzimit që kryen”, theksoi ai, duke dhënë një paralajmërim të qartë mbi pasojat që mund të ketë vazhdimi i agresionit izraelit.

Turki

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra