Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Edi Rama reagon pasi ish-shefi i policisë së Vlorës ia publikon një video dhe e akuzon se “ha me lekët e popullit” në Zvicër

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 12:11
Edi Rama reagon pasi ish-shefi i policisë së Vlorës ia publikon një video dhe e akuzon se “ha me lekët e popullit” në Zvicër

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka reaguar pas një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-shefi i policisë së Vlorës, Dritan Zagani, në të cilët kryeministri shfaqej në Zvicër me miq në një ambient lokali duke konsumuar diçka.

Zagani shkruante në dixhiturën e videos se “Sheshet e Tiranës plot, ky ha e pi këtej me lekët tuaja….vazhdoni ju protestoni paqësisht se jeni popull i kulturuar, ashtu si do ky”. Ndaj këtij komenti i është përgjigjur kryeministri Rama duke e cilësuar si shpifje dhe pasaktësi.

Numri një i qeverisë thotë se ishte në Basel i ftuar privatisht, dhe se kurrë sipas tij nuk ka udhëtuar me paratë e shtetit në raste kur ka qenë i ftuar në mënyrë private e jo në vizita zyrtare.

“ Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona”, ka shkruar Rama.

“Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

“Dhe mos e harroni asnjëherë:Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi”, shkruan Rama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:35Përfundon takimi mes Trump dhe Xi Jinping
  • 20:03Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA
  • 17:16Trumpi e pret presidentin e Kinës, thotë se është "krenar" për marrëdhëniet SHBA-Kinë
  • 15:20“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata
  • 14:36Gjykata merr një vendim për Vlora Hysenin