Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së dielës.
Sipas mediave greke, bëhet e ditur se e mitura u rrëzua nga një urë rreth 10 metra e lartë dhe pësoi dëmtime të rënda.
Pas incidentit, fillimisht ajo u transportua me urgjencë në spitalin e Katerinit, por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët vendosën ta dërgojnë në spitalin “G. Gennimatas” në Selanik dhe më pas në spitalin “Ippokrateio”.