Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.
Para se të fillonte të fliste, dhjetëra delegatë në sallë dolën jashtë. Pati fishkëllima dhe brohoritje, raporton BBC, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.
Ndërsa Netanyahu filloi të fliste për Iranin, pati disa brohoritje nga turma. Pati edhe duartrokitje në reagim ndaj komenteve të Netanyahut në lidhje me luftën e Izraelit me Iranin.
Edhe pse shumë delegatë dolën përpara fjalimit të tij, Netanyahu mori duartrokitje nga delegacioni izraelit.