Mbi 30 aeroplanë amerikanë furnizues me karburant janë dërguar në Lindjen e Mesme ditët e fundit, sipas dy zyrtarëve amerikanë.
Nëse presidenti Donald Trump jep urdhër që SHBA të përfshihet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, këta avionë furnizues mund të përdoren për të mbështetur misionet e avionëve luftarakë izraelitë mbi Iran, duke u ofruar atyre karburant gjatë fluturimit, thuhet në analizën e CNN .
Pa këtë mbështetje, avionët izraelitë kanë një kohë të kufizuar për të qëndruar mbi hapësirën ajrore iraniane në kërkim të objektivave, përpara se të detyrohen të kthehen në Izrael për t’u furnizuar me karburant. Edhe pse Forca Ajrore Izraelite ka disa avionë furnizues, ata nuk mjaftojnë për të përkrahur numrin e madh të avionëve që Izraeli ka përdorur, që sipas ushtrisë izraelite arritën deri në 200 avionë në sulmet e para.
