Izraeli ka kryer një “operacion mashtrimi” për disa ditë para sulmeve të pashembullta ndaj Iranit me qëllim që udhëheqësit në Teheran dhe publiku iranian të besonin se nuk do të kishte sulme, i ka thënë televizionit CNN një zyrtar izraelit.
Ky zyrtar tha se në operacion u përfshi “mashtrimi” i mediave dhe komentatorëve politikë dhe “kështu u arrit befasia ndaj Iranit”.
Sipas tij, plani kishte vetëm “pak partnerë sekretë” dhe se zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte shpërndarë njoftime e deklarata me qëllim që të kishte ndikim në diskursin që po përdorej në Iran e Izrael.
Pavarësisht kësaj fushate, paralajmërimet e inteligjencës amerikane se një sulm izraelit ishte afër filluan që të raportoheshin nga mediat në ShBA të enjten, pasi komenteve të presidentit Donald Trump dhe vendimit të Departamentit të Shtetit për zhvendosjen e një pjese të stafit nga ambasadat në Irak dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme.
