Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 22:17
Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi dëmet e shkaktuara, personat e evakuuar dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Sipas Prefekturës së Vlorës, zjarri ka rënë më 4 shtator, rreth orës 19:20, në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa është shuar plotësisht më 5 shtator, rreth orës 16:30.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 banesa të banuara dhe 3 banesa të pabanuara, si dhe një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj. Gjithashtu, janë dëmtuar linjat e furnizimit me energji elektrike dhe ujë.

Përkohësisht janë evakuuar 36 persona, ndërsa një shtetase është asfiksuar nga tymi. Ajo ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas ka dalë nga spitali.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar Forcat e Armatosura, MZSH, Policia, shërbimi zjarrfikës, strukturat bashkiake, vullnetarë dhe shërbime të tjera mbështetëse, me një numër të konsiderueshëm forcash dhe mjetesh, përfshirë edhe dy helikopterë Cougar

Sipas të dhënave të Prefekturës, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë i qëllimshëm. Për ngjarjen janë shoqëruar 3 shtetas, të dyshuar për zjarrvënie.

Ndërkohë, pas ndërhyrjes së ekipeve të OSHEE Vlorë dhe SHAUK Vlorë, gjatë orëve të pasdites është rikthyer furnizimi me energji elektrike dhe ujë për abonentët e prekur.

zjarritbanesaevakuuar

Të ngjashme

Zjarri rrezikon dhjetëra banesa në Himarë, kryebashkiaku kërkon që të evakuohen banorët

Zjarri rrezikon dhjetëra banesa në Himarë, kryebashkiaku kërkon që të evakuohen banorët

23:06

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:32Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev
  • 19:17‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën
  • 16:54Gjendet i gjallë pas 10 ditësh punëtori në Nepal
  • 21:59Tërmet në Shqipëri
  • 18:49Vatra zjarresh në Lezhë e Fier, digjen 10 shtëpi e 200 hektarë pyje, në terren forca zjarrfikëse