Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Bëhu shpresë për Gazën” – mijëra njerëz protestojnë në Stamboll kundër Izraelit

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 22:56
“Bëhu shpresë për Gazën” – mijëra njerëz protestojnë në Stamboll kundër Izraelit

E organizuar me moton “Bëhu shpresë për Gazën”, demonstrata vazhdoi me një marshim drejt Xhamisë historike të Ajasofja.

Pjesëmarrësit synuan rritjen e ndërgjegjësimit për krizën humanitare dhe të shprehnin solidaritet me popullin e Gazës mes dhunës në rritje dhe mungesave të mëdha të ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.

Organizatorët i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime urgjente për t’i dhënë fund vuajtjeve.

Izraeli po përballet me zemërim në rritje për shkak të luftës shkatërruese në Gaza, ku më shumë se 61.000 persona janë vrarë që nga tetori i vitit 2023.

Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë së përgjithshme.

Në nëntor të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me luftën në enklavën palestineze. /AA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:41“Erdha për ta rrëzuar Ramën”: Arrestohen dy kosovarë në Tiranë, njëri thotë në polici së është simpatizant i Kurtit
  • 16:36E përplasën për toke me forcë – Pamje kur policia e rrah protestuesin derisa ai është i shtrirë
  • 11:07Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues
  • 09:40Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro
  • 22:23“Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron