Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 15:51
Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Luginën e Preshevës, ku u takua me drejtuesit institucionalë dhe politikë të shqiptarëve në Preshevë e Bujanoc, duke përcjellë mesazhe për unitet, bashkëpunim dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar.

Gjatë vizitës, Begaj zhvilloi takime me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, si edhe me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Në fokus të bisedimeve ishin shqetësimet e shqiptarëve të Luginës, forcimi i bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar dhe projektet që synojnë mbështetjen e të rinjve. Në fjalën e mbajtur gjatë çeljes së Panairit të Librit Shqip 2026 në Preshevë, presidenti garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë adresimin e çështjeve që prekin shqiptarët e Luginës, duke përfshirë përfaqësimin në institucione, çështjen e pasivizimit të adresave, si edhe respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare.

“Të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kudo ku ata jetojnë duhen të respektohen. Shqiptarët duhet të jetojnë këtu, të mos diskriminohen, gjuha shqipe të përdoret pa drojë e frikë, ndërsa kultura, identiteti dhe traditat të mbrohen dhe promovohen”, u shpreh Begaj.

Presidenti theksoi gjithashtu se shqiptarët mbeten faktor paqeje dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Preshevë është, sipas tij, pjesë e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut dhe diversitetin kulturor.

Një mesazh të veçantë ai ua drejtoi të rinjve të Luginës, duke i ftuar që ta përdorin gjuhën shqipe jo vetëm në familje, por edhe si gjuhë të dijes, profesionit dhe suksesit. /euronews

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:00Presidenti iranian: Vendi përballet me një presion të paparë, më i vështiri që viti 1979
  • 22:47Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin
  • 22:02Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, tre persona të vdekur një i lënduar
  • 20:46Tronditëse në Greqi: Shqiptari raportohet se përdhunoi vajzën 9-vjeçare të partneres së tij
  • 20:46Tragjedi në Itali: Makina përplas motorin, humb jetën 33-vjeçari shqiptar