Banorët e lagjes rurale Sualti në qytezën Baskale të provincës Van në Turqi po përballen me kushte ekstreme dimërore, duke kaluar përmes një “korridori dëbore” për të arritur në qendër të qytezës.
E vendosur 98 kilometra larg qendrës dhe pranë kufirit me Iranin, lagjja me rreth 80 shtëpi është e rrethuar nga male të larta dhe po përjeton një nga dimrat më të ashpër të viteve të fundit.
