Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Qëndrimi në hotele u zgjatet qytetarëve të bllokuar, kostot mbulohen

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 19:03
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Qëndrimi në hotele u zgjatet qytetarëve të bllokuar, kostot mbulohen

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada thotë se të gjithë mysafirëve që kanë arritur datën e check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere aty ku janë vendosur deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.

Ambasada po ashtu bëri të ditur se shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi.

“Lusim të gjithë qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën. Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, vizitorë turistik që ndodheni në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ju informojmë se, në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, të gjithë mysafirëve që kanë arritur datën e check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere aty ku janë vendosur deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi. Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi. Lusim të gjithë qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën. Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme.

dubai

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s