Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Alarm për bomba në 807 shkolla të Serbisë, Ministria del me detaje

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 13:12
Alarm për bomba në 807 shkolla të Serbisë, Ministria del me detaje

Në zonat e të gjitha drejtorive policore në territorin e Serbisë, sot deri në orën 09:30, është raportuar se janë vendosur bomba në gjithsej 807 shkolla fillore dhe të mesme.

Janë angazhuar zyrtarët policorë të drejtorive kompetente policore dhe të Drejtorisë së Policisë për qytetin e Beogradit, Drejtorisë për Policinë Kriminalistike, si dhe të Drejtorisë për Teknikë. Për gjithçka është njoftuar prokuroria kompetente, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë në një komunikatë .

Ministria shton se zyrtarët policorë po veprojnë sipas Udhëzimit për mënyrën e veprimit në rast të marrjes së informatës apo alarmit për mjet shpërthyes të vendosur.

Ata kanë bërë të ditur se zyrtarët policorë të Shërbimit për luftën kundër krimit të teknologjisë së lartë pranë Drejtorisë për Teknikë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të përdorin të gjitha mekanizmat që i kanë në dispozicion të bashkëpunimit ndërkombëtar me qëllim identifikimin e dërguesit të këtyre kërcënimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:49Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij
  • 17:14‘Mandati i tretë’, Trump liston 25 arritjet kryesore: Nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit
  • 16:02Presidenti i Finlandës paralajmëron popullin: Përgatituni për sulme ruse me dronë dhe sulme hibride
  • 15:58Kuba goditet nga një tjetër ndërprerje masive e energjisë, miliona njerëz mbesin pa rrymë
  • 15:00Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së