Mbi 100 pasagjerë dhe 23 anëtarë të ekuipazhit në anijen turistike Ruby Princess, në pronësi të kompanisë Princess Cruises, janë prekur nga një shpërthim i dyshuar i norovirusit, njoftoi Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas autoriteteve amerikane, kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që në anijet e kësaj kompanie raportohet një shpërthim i tillë, raporton The Guardian ,.
Anija u nis më 12 qershor nga San Francisko drejt Alaskës dhe Kanadasë, ndërsa udhëtimi përfundoi më 2 korrik.
Në bord ndodheshin 3.032 pasagjerë dhe 1.144 anëtarë të ekuipazhit. CDC u njoftua për situatën pasi numri i të prekurve kaloi pragun prej 3 për qind të pasagjerëve.
Pas kthimit në San Francisko, anija iu nënshtrua një procesi të plotë dezinfektimi, ndërsa personat e infektuar u izoluan për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
