Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

6 shtete të tjera evropiane njohin menjëherë Palestinën pas Francës, 4 në pritje

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 22:05
6 shtete të tjera evropiane njohin menjëherë Palestinën pas Francës, 4 në pritje

Macron bën thirrje për një administratë kalimtare në Gaza që përfshin Autoritetin Palestinez, i cili do të ngarkohet me mbikëqyrjen e shpërbërjes së Hamasit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se iniciativës së Francës për të njohur një shtet të Palestinës i janë bashkuar edhe gjashtë vende të tjera.

Belgjika, Malta, Monako, Andorra, Luksemburgu dhe San Marino janë vendet e tjera evropiane, të cilat ndjekin shembullin e Francës. Teksa, më herët, Australia, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan gjithashtu hapin e madh diplomatik.

Nga ana tjetër, Macron, gjatë fjalës së tij në OKB, njoftoi po ashtu se Spanja, Irlanda, Norvegjia dhe Suedia janë gati të njohin edhe ato Palestinën si shtet.

Macron bën thirrje për një administratë kalimtare në Gaza që përfshin Autoritetin Palestinez, i cili do të ngarkohet me mbikëqyrjen e shpërbërjes së Hamasit.

Ai thotë se Franca është gati të kontribuojë në një “mision stabilizimi” në Gaza, duke ngritur perspektivën e një pranie ndërkombëtare sigurie në territor.

Ai thotë se Franca do të hapë një ambasadë në një shtet palestinez vetëm kur të lirohen të gjithë pengjet që mbahen nga Hamasi dhe të jetë rënë dakord për një armëpushim.

palestina

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:35Përfundon takimi mes Trump dhe Xi Jinping
  • 20:03Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA
  • 17:16Trumpi e pret presidentin e Kinës, thotë se është "krenar" për marrëdhëniet SHBA-Kinë
  • 15:20“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata
  • 14:36Gjykata merr një vendim për Vlora Hysenin