Një shef i policisë lokale e përshkroi ndjekjen për të kapur Boelter si “kërkimin më të madh të njeriut në historinë e shtetit”.
Përfaqësuesja e Shtetit Melissa Hortman — demokratja më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës — dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në një “vrasje të motivuar politikisht”, tha guvernatori i Minesotes Tim Walz.
Senatori demokrat i Shtetit John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan nga i njëjti person, tha Walz.
Autoritetet thanë të dielën se kërkimi u ndihmua nga më shumë se 400 informacione nga publiku. Hetuesit gjetën një listë me gati 70 emra në makinën e të dyshuarit, kryesisht me emra demokratësh ose figurash të lidhura me të drejtat e abortit.
Sulmet e fundit ndaj ligjvënësve demokratë të shtetit janë tregues të përçarjeve të thella në vend, tha Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në një deklaratë me shkrim duke njoftuar arrestimin e Boelter.
“Si vend, nuk mund të bëhemi të pandjeshëm ndaj kësaj dhune. Ne jemi një komb thellësisht i ndarë. Kjo është bërë edhe më e qartë gjatë dy ditëve të fundit”, tha Walz.
