Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

2-vjeçarja bëhet perëndeshë në Nepal, mbyllet në tempull dhe i lejohet të dal jashtë vetëm për festivale

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 18:28
2-vjeçarja bëhet perëndeshë në Nepal, mbyllet në tempull dhe i lejohet të dal jashtë vetëm për festivale

Një dyvjeçare e zgjedhur si perëndesha e Nepalit u bart nga familjarët nga shtëpia e tyre drejt një tempulli gjatë festivalit hindu.

Aryatara Shakya u zgjodh “Kumari” ose “perëndesha e virgjër” zëvendësoi vajzën që mbante këtë titull pasi ajo arriti pubertetin. Dikush merr këtë titull zakonisht prej klanit Shakya dhe nderohet si nga hindutë ashtu edhe budistët.

Vajzat zgjidhen sa janë 2 deri 4 vjeç dhe kërkohet të kenë lëkurë, sy dhe dhëmbë perfekt. Ato nuk duhet të kenë frikë nga errësira. Festivali Indra Jatra zgjat 15 ditë dhe festohet fitorja e të mirës ndaj të keqes. Shkollat dhe zyrat mbyllen ashtu që njerëzit të festojnë.

Besimtarët rrinë në radhë për të prekur këmbët e vajzës dhe i dhurojnë lule e para.

Vajzat e zgjedhura perëndesha jetojnë një jetë të izoluar. Atyre u caktohet se me kë të luajnë dhe lejohen të dalin jashtë vetëm disa herë në vit për festivale. Ish-perëndeshat përballen me vështirësi për t’u përshtatur në jetë pasi arrijnë pubertetin. Sipas gojëdhënave, burrat që martohen me një ish-perëndeshë vdesin të rinj, kështu që shumë vajza nuk martohen.

Përgjatë vitesh, ka pasur ndryshime në traditë dhe tani vajza perëndeshë lejohet të edukohet nga një mësues privat dhe në pallatin e saj ka edhe televizor. Qeveria u ofron ish-perëndeshave një pension mujor

nepal

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s
  • 17:49Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij