Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

18 trupa pa jetë në një varkë në brigjet e Kretës

GD
Gazeta Demos7 dhjetor 2025 në 11:52
18 trupa pa jetë në një varkë në brigjet e Kretës

Në brigjet e ishullit grek të Kretës u gjet një varkë me 18 emigrantë të vdekur në bord. Pas shumë gjasash ata kishin humbur kontrollin mbi varkën gjatë një stuhie të fortë.

Roja bregdetare e Greqisë zbuloi në brigjet e Kretës një varkë të dëmtuar në të cilën gjendeshin trupat pa jetë të 18 emigrantëve. Dy vetë kishin arritur të mbijetonin, njoftoi radio-televizioni publik grek ERTnews. Dy të mbijetuarit u thanë ekipeve të shpëtimit se kishin humbur kontrollin e varkës gjatë një stuhie të fortë. Emigrantët kishin mbetur më pas në det të hapur pa ujë, pa ushqime ose mundësi për t’u mbrojtur. Në ujërat përreth Kretës ka pasur ditët e fundit një stuhi të fortë vjeshte me erëra që i tejkalonin 90 kilometra në orë.

Varka u zbulua në një rrugë të njohur kontrabande

Sipas mediave lokale që u referohen të dhënave të rojes bregdetare greke në momentin kur u zbulua varka 18 personat kishin qenë të vdekur prej më shumë se një dite. Ekspertët mjeko-ligjorë dhe hetuesit e rojes bregdetare po përpiqen tani të përcaktojnë saktësisht se çfarë kishte ndodhur në bord.

Sipas burimeve të rojes bregdetare se nga kanë ardhur emigrantët mbetet e paqartë. Bandat e trafikantëve dhe të kontrabandistëve transportojnë rregullisht njerëz përgjatë rrugës së rrezikshme nga Tobruku i Libisë në Kretë. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) nga janari deri në fillim të dhjetorit në Kretë arritën këtë vit thuajse 17,000 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra
  • 20:04Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Itali
  • 19:33Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit
  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten