Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

15 të lënduar dhe dy të vdekur nga aksidenti në Shqipëri, ky dyshohet të jetë shkaku

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 17:20
15 të lënduar dhe dy të vdekur nga aksidenti në Shqipëri, ky dyshohet të jetë shkaku

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar.

Sipas Vatocit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve raportohet edhe një fëmijë, i cili ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë.

“Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë”, u shpreh Vatoci.

Sipas burimeve të A2 CNN, dyshohet se shoferi i automjetit ka vdekur pasi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para se të ndodhte aksidenti, duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.

shqiperi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:18Trump flet për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori
  • 19:12Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt, shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur
  • 18:18Jakub Kulik, polici që neutralizoi autorin e sulmit në Poloni, kishte shërbyer edhe si ushtar dhe në kohë të lirë zjarrfikës
  • 17:47Përplasen dy trena në Egjipt, 4 persona humbin jetën dhe 88 lëndohen
  • 13:17Çfarë ndodh kur ka një kërcënim për bombë në një avion?