Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ‘Ndalo se e vrave’, dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, e preu vajzën në të gjithë trupin

    05/08/2022 13:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Minuta tmerri kanë qenë ato me të cilat është ndeshur familja Avdia, e cila ishte akomoduar në Potam një ditë përpara tragjedisë në të cilën humbi vajzën e vogël, Jonadën, 7 vjeçe. Gazetasi.al mëson nga Policia e Vlorës detaje nga ngjarja e rëndë, që ka nën akuzë tanimë një zyrtar policie si Arjan Tase, i dyshuar për vrasje me dashje indirekte. Babai i Jonadës, Bledar Avdia tregon se mëngjesin e ditës tragjike ata gjendeshin në plazh familjarisht.

    “Rreth orës 14:00, ndërsa isha duke u larë së bashku me vajzën në afërsi të bregut, pashë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që prej andej zbriti një vajzë”, ka rrëfyer ai.

    Babai i Jonadës, kujton se në vazhdim, për pak çaste pa që një grua me dy fëmijë hipën në skaf  dhe se drejtuesi i skafit kaloi pa asnjë problem litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtim të tyre. Aty ku ai gjendej me të bijën në momentet e fundit të jetës së saj.

    “Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi skëterrë dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe mjeti lundrues goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë në të gjithë trupin. Pashë që mjeti u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin dhe duke ardhur në breg”, tregon Bledar Avdia.

    Fëmija, sipas ekspertëve kriminalistë pësoi dëmtime të shumta në trup, në kokë, në sup, bark, gjoks dhe brinjë dhe në gjymtyrët e poshtme. Policia thotë se siguroi edhe dëshmi të tjera të pushuesve, që i ka bashkangjitur kundër Tases, komisar policie që ishte kthyer në detyrë pak kohë pasi ishte hetuar për shpërdorim detyre në afera kanabisi.

    Shtetasja S.M., thotë sipas burimeve të sigurta, se dëgjoi njerëzit duke bërtitur. “Situata doli nga kontrolli. Pashë që skafi goditi vajzën e vogël dhe babai i vajzës bërtiste që ta ndalonte. Pashë njolla gjaku që krijuan vija deri në kapakun e motorit”, thotë ajo.

    Edhe kushëriri i Jonadës, ka rrëfyer në Polici detajet.

    “Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në  breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”, ka thënë ai.

    Prokuroria e Vlorës, bëhet me dije se replikon me qëndrimin e policisë, që e referoi për vrasje nga pakujdesia.

    “Kjo vepër shfaqet në formën e pakujdesisë dhe të neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar. Në rastin konkret, vdekja e Jonadës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin dhe kalimin e mjeteve lundruese”.

    Kjo qasje e prokurorisë sjell përplasjen e radhës me policinë lokale, që ndonëse ka kryer veprimet paraprake, e referoi për një vepër më të lehtë, e cila u kundërshtua.

    Polici Arjan Tase, me detyrë punonjës policie, ka në objekt të punës së tij zbatimin e ligjit, edhe pse ditën e ngjarjes ishte me leje vjetore. Ai hyri në një zonë ku kishte fëmijë, akuzon prokuroria komisarin, i cili shërbente deri ditën e tragjedisë si shef i komunitetit në Policinë e Elbasanit.

    Artikuj të ngjashëm

    Lirohet një plazh i uzurpuar në Himarë, 12 persona do të ndiqen penalisht

    Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege, më pas u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

    Arrestohet 60-vjeçari që plagosi zyrtarin e Policisë në Himarë

    Të Fundit

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Të shtënat me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë – Policia identifikon të dyshuarin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.