Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mustafa në 25 vjetorin e vdekjes së Ahmet Krasniqit: Atentati ndaj tij kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës

    21/09/2023 12:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Isa Mustafa e ka kujtuar kolonel Ahmeti Krasniqin në 24 vjetorin e vdekjes.


    Mustafa ka thënë se ai shquhej me dije të lartë e guxim të pashoq.


    Tutje, Mustafa pohoi se është i nderuar që ka punuar me Krasniqin.


    Postimi i plotë i tij:


    Më 21 shtator 1998, para 25 viteve, u ekzekutua në Tiranë kolonel Ahmet Krasniqi, anëtar i Qeverisë ( në ekzil) dhe Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Kolonel Ahmet Krasniqi shquhej me dije të lartë e guxim të pashoq, ishte i afërt me çdonjërin; njeri i luftës dhe i edukatës. Afirmonte përcaktimin kushtetues të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe angazhohej për unifikim të faktorit luftarak. Për çdo veprim që e bënte, do të thoshte “Çfarë do të thotë Presidenti Rugova, sepse ai është Komandanti im Suprem, Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Edhe pse e di që është e pamundur, për shkak të kushteve dhe situatës në të cilën po veprojmë, unë do doja ta marr çdo urdhër nga ai”. Pata nderin që për një periudhë të rëndësishme, si anëtar i Qeverisë në ekzil të punoj me Kolonel Ahmet Krasniqi. Atentati ndaj tij kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës. IM

    Artikuj të ngjashëm

    Hekuran Murati i reagon Isa Mustafës: Ishit shkarkuar me mocion mosbesimi

    Vdekja e Bukoshit, Isa Mustafa: Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës

    Mustafa: Kuvendi nuk është teatër në të cilin luhet një shfaqje, partia që doli e para në zgjedhje duhet të hapë rrugë

    Të Fundit

    Haradinaj: Aleanca me NATO-n është qenësore, hisedarët e shtetësisë së Kosovës s’mund të anashkalohen

    Sot varroset 33-vjeçari që vdiq pasi u hodh nga Ura e Ujmanit

    Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI

    Senatori amerikan kërkon votim për të bllokuar shitjen e armëve Izraelit: Mjaft është mjaft

    Letra e Erion Veliajt nga burgu: A po përdoret ky hetim mbi mua si një eliminim politik?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.